Aksesorë tualeti
Plotëso pamjen dhe funksionalitetin e banjos tënde me aksesoret tanë praktikë dhe estetikë për tualet.
Koleksioni përfshin mbajtëse letre higjienike, furça WC-je, varëse peshqirësh dhe shumë elementë të tjerë funksionalë.
Çdo aksesor është dizajnuar për qëndrueshmëri, rezistencë ndaj lagështirës dhe mirëmbajtje të lehtë. Materialet cilësore si inoksi, qelqi dhe kromi ofrojnë një pamje elegante që i përshtatet çdo stili banjoje.
Disponojmë linja moderne dhe klasike për të plotësuar nevojat si për ambiente shtëpiake ashtu edhe komerciale.
Zgjidh aksesoret që shtojnë rregull, komoditet dhe elegancë në çdo hapësirë tualeti.







